Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    VRENJT

    kal.
    1. vet. veta III. Mbulon a e vesh qiellin me re, sjell vranësira; kund. kthjellon. E vrenjti kohën era e jugut.
    2. fig. Rrudh vetullat, ballin, fytyrën, kur kam një shqetësim a hall, kur zemërohem ose bie në mendime, të thella; e bëj dikë të zymtohet; ngrys. Vrenjti ballin. Vrenjti vetullat. Vrenjti fytyrën. Lajmi që mori e vrenjti.