VRENJTEM
vetv.
- vet. veta III. Vishet qielli me re, prishet koha; kund. kthjellohet. U vrenjt qielli. Është vrenjtur moti.
- fig. Rrudh vetullat; ballin, fytyrën kur kam një shqetësim, kur zemërohem ose kur bie në mendime të thella; marr një pamje të ashpër a të egër në fytyrë; shpreh një pamje të tillë; ngrysem; kund. çelem. U vrenjt në fytyrë. U vrenjt nga zemërimi. U vrenjt kur e pa. Iu vrenjt fytyra.