Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    ZBATHEM

    vetv.
    1. Heq këpucët, çorapët etj. ose veshjet e poshtme; kund. mbathem. U zbathën të gjithë. U zbath e kaloi lumin. Mos u zbath, se ftohesh!
    2. vet. veta III. I bien potkonjtë (kalit, mushkës). U zbath kali në rrugë.
    3. vet. veta III. Zbulohet, i hiqet dheu që e ka mbuluar rreth e rrotull (për rrënjën e bimës etj.); kund. mbathet. U zbathën rrënjët (bimët). Shkëmbi është zbathur.
    4. Pës. e ZBATH.