Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    ZHURIT

    kal.
    1. E djeg shumë, e bëj shkrumb, e shkrumboj; e përcëlloj; e përvëloj. E zhuriti bukën. E zhuriti flaka. Fashistët e zhuritën fshatin. E zhuriti me hekur të skuqur. E zhuriti qumështi i nxehtë.
    2. vet. veta III. E than fare, e djeg; e përcëllon. Vapa i zhuriti misrat. Dielli e zhuriti tokën. E zhuritën ethet.
    3. edhe jokal. vet. veta III. Djeg shumë (për piperin, specat etj.); ka shumë piper. Speci të zhurit. E zhuriti gjella.
    4. fig. Bëj që të digjet nga malli, nga një dëshirë e zjarrtë etj. për dikë a për diçka; bëj që t’i digjet zemra, i shkaktoj dhembje a hidhërim të thellë; e përvëloj. Ia zhuriti zemrën.