Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    ZHURITEM

    vetv.
    1. Digjem e bëhem shkrumb (nga zjarri a nga diçka tjetër shumë e nxehtë); vet. veta III shkrumbohet; përcëllohet. U zhurit buka (gjella). Shtëpitë ishin zhuritur. U zhurit nga flakët.
    2. vet. veta III. Thahet shumë sa fillon e plasaritet, flashket nga të nxehtët e madh, nga thatësira etj. (zakonisht për tokën e për bimët). U zhurit toka. U zhuritën të lashtat. U zhurit duhani. Iu zhurit buza.
    3. Ndiej zjarrmi të madhe në trup, kam zjarrmi, digjem. I zhuritet balli.
    4. fig. Vuaj nga malli a nga dashuria që kam për dikë; digjem nga dëshira e madhe për dikë a për diçka; më digjet zemra, pikëllohem e vuaj shumë nga një fatkeqësi etj. Iu zhurit zemra. U zhurit për të. U zhurit nga dëshira (nga malli). I është zhuritur shpirti.