Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    ZHURITËS

    mb.
    1. Që të djeg e të përvëlon, që të bën shkrumb; përvëlues. Flakë zhuritëse. Zjarr zhuritës.
    2. Që është shumë i nxehtë sa të përvëlon, që të djeg shumë. Diell zhuritës. Rreze zhuritëse. Vapë zhuritëse.
    3. Që djeg shumë, djegës (për specat etj.).
    4. Që të shkakton etje të madhe; që të mundon shumë. Etje zhuritëse. Ethe zhuritëse.
    5. fig. Që të prek thellë, që të përvëlon zemrën, që të pikëllon; që të shkakton shumë brenga e shqetësime. Fjalë zhuritëse. Dashuri zhuritëse.