Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    ZVERDHEM

    vetv.
    1. vet. veta III. Merr ngjyrë të verdhë, bëhet i verdhë. U zverdhën gjethet. U zverdh gruri. Letra ishte zverdhur. Iu zverdhën flokët nga dielli.
    2. Bëhem si i verdhë në fytyrë, zbehem. U zverdh nga frika. Aty skuqej, aty zverdhej
    3. Pës. e ZVERDH.

      Shprehje

      • Iu zverdh hunda dikujt shih te HUND/Ë,~A. As skuqet (kuqet) as zverdhet (verdhet) shih te SKUQEM