BIE II
kal.
- Mbart diçka nga vendi ku është dhe e sjell afër, sjell; e zhvendos, e sjell dikush nga larg në vendin ku jam unë; kund. shpie, çoj. E bie dollapin nga kati i dytë në të parin. E bie nga Shkodra në Tiranë. E bie tryezën afër dritares. I pruri me karrocë (me makinë, në krahë). I prunë eshtrat e rilindësit të shquar në atdhe. E prunë ujin (dritën elektrike) në fshat. Më bjer një kazmë (një lopatë, një darë)! I pruri një karrige. Më bjer një pjatë (një lugë)! Më bjer një gotë ujë! Bjerma ta shoh!
- Marr e sjell diçka me vete, sjell diçka për një njeri; vet. veta III sjell, çon diku, nxjerr. I pruri një letër (një telegram). I pruri një dhuratë. Pruri një lutje (një kërkesë, një ankesë). Bjere edhe djalin kur të vish! Bie me vete. Lumi pruri kërcunj. E pruri rryma. E prunë me zor.
- Vij e bëj të ditur, vij e njoftoj diçka, sjell një lajm a diçka tjetër, sjell. Pruri një lajm (të mirë,të keq). Ka prurë një përgjigje. Pruri të falat (përshëndetjet, falënderimet) e dikujt.
- Nxjerr dhe parashtroj, paraqit; e sjell, e nxjerr atje ku dua. Bie prova (argumente, fakte). Bie një shembull (një citat). E pruri fjalën (bisedën, muhabetin). E bie në mend.
- fig. Sjell një pasojë, shkakton; bëj të ketë; siguroj; sjell. Kjo erë bie shi. Bie dobi (të mira, mbarësi, gëzim). Bie shëndet. Pruri çrregullime (vështirësi, pengesa, fatkeqësi). Bie si pasojë. E pruri koha (rasti). Ja pruri mbarë. Sido që ta bjerë puna sido që të ndodhë, sido që të jetë. Ç'bie sahati, nuk bie moti. fj. u.
- Tërheq për të ardhur, bëj të vijë; më sjell diku, më çon. E pru malli për djalin. Ç'erë (ç'e mirë) të pruri? Ç'dreq e pruri? thjeshtligj. Gjurmët e prunë deri në shtëpi.
- Bëj të jetë, e sjell në një gjendje të caktuar. E bie në rregull (në vijë). E pruri në qejf (në vete). E pruri në terezi punën. bised. E pruri në atë ditë (në atë gjendje) e soll në një gjendje shumë të keqe. E pruri në fuqi.
Shprehje
- E pruri (e solli) në din. dikë shih te DIN,~I. E pruri (e vuri) në dyzen shih te DYZEN,~I. E bie (e vë) në (për) fije (fill) diçka shih te FIJ/E,~A. E pruri kokën përçm. shih te KOK/Ë,~A. E pruri (e solli, e qiti) në jetë shih te JET/Ë,~A. E bie rrufull shih te RRUFULL. E pruri (e nxori, e çoi) rruga (udha) shih te RRUG/Ë,~A. Ma pruri (fjalën) në shteg shih te SHTEG,~U. Ia bie (ia sjell, ia hedh) fjalën rrotull (larg e larg) shih te RROTULL. Ma pruri zemrën në vend shih te ZEM/ËR,~RA
- Ma pruri (ma solli) shpirtin në fyt (ndër dhëmbë) shih te FYT,~I.