Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    BUF

    Im. sh.
    1. zool. Shpend grabitqar i natës, me kokë të madhe e të rrumbullakët, me sy të mëdhenj në ballë, me sqep të shkurtër e të kthyer, që rron ndër pyje e në gërmadha dhe që këndon natën sikur vajton. Bufi veshgjatë. Bufi veshshkurtër. Bufi polar. Buf kënete. Sy bufi. Sheh si buf. Rri si buf.
    2. fig. keq. Djalë a burrë me flokë të paqethur, të pakrehur e të shpupurishur; burrë i parruar prej shumë ditësh.
    3. fig. mospërf. Njeri i plogët e i trashë nga mendja; njeri matuf, i shushatur.
    4. përd. mb. bised. I plogët e i trashë nga mendja, matuf, torollak.

      Shprehje

      • Buf kënete shar. shih te KËNET/Ë,~A. Bufi i ngordhur shih te NGORDHUR (i, e). Me thonjtë e bufit shumë keq, shkel e shko, me këmbët e pulës. E di edhe bufi thjeshtligj. është fare e thjeshtë dhe e kuptueshme, s'ka nevojë të shpjegohet a të tregohet. Leshtë e ujkut, thonjtë e bufit fj.u. shih tek UJK,~U. Bufi mburr zogjtë e tij thuhet për atë që përpiqet të mburrë punën e vet edhe kur nuk vlen, shoshari shoshën e tij lëvdon.
    IImb. bised.
    1. I bëshëm e me faqe të fryra, bullafiq (zakonisht për fëmijët e të miturit). Vajzë bufe.
    2. I arrirë dhe i fryrë (për fiqtë). Fik buf.
    3. fig. keq. I plogët e i trashë nga mendja; matuf, i shushatur.
    4. shih BUFKË
    5. Pulë bufe.
    6. Përd. em. sipas kuptimit 1 të mbiemrit.