BURRË m.sh.
1. Njeri i seksit mashkullor; njeri mashkull në moshë të pjekur. Burrë i pjekur. Burrë plak (i thyer). Burrë i martuar (i pamartuar). Burrë fjale. Burrë zakoni. Burrë i besës. Burra e gra. Pesë para burrë burrë me shtat të vogël e të dobët. Burrë katërqind dërhemë burrë i pjekur dhe i zoti. Burrë me qokë burrë që i zë vend fjala. Dyzet vjeç burrë. Rroba (veshje) burrash. Kostum (pallto, këpucë, këmishë, çorape) burrash. Rrobaqepësi për burra. Punë burrash. Bëhem burrë rritem, madhohem. I them vetes burrë e quaj veten të rritur. Burri s`matet me pëllëmbë, po me zemër. fj.u. Nuk lind burri me mustaqe. fj.u. Druri nga pemët, burri nga punët. fj.u. Kalin e njeh barra, burrin e njeh puna. fj.u.
2. Njeri mashkull i martuar kundrejt gruas së vet, bashkëshort i një gruaje, i shoqi. Burri i parë. Grua me burrë (pa burrë). Vëllai (xhaxhai...) i burrit. Motra (tezja...) e burrit. U bë për burrë. E mori për burrë. E do për burrë. Burrë e grua, mish e thua. fj.u.
3. Njeri i fortë, trim, i besës e fisnik. Burrat e dheut. Burrë mbi burrat. Fjalë (besë) burri. Është burrë. E bëri si burrat. S'e bëj për burrë nuk e quaj trim, s'e çmoj. Bëhu burrë! tregohu trim e guximtar! Muri luan, burri s’luan. fj. u. Kau lidhet për brirësh, burri për fjalësh. fj. u. Fjala e burrit - pesha e gurit. fj.u.
4. Njeri i shquar në veprimtarinë shtetërore e shoqërore ose që udhëheq e drejton, personalitet. Burrë i madh. Burrë shteti.
5. përd. mb. Trim, fisnik, i fjalës e i besës. Grua më burrë se burrat. * Burri (i biri) i botës përçm. shih te BOT/Ë,~A. Bum i dheut shih te DHE,~U. Burri i nënës keq. shih te NËN/Ë,~A. Më është bërë (si) burri i nënës shih te NËN/Ë,~A. Djalë burri djalë i gjetur, thjeshtër. Në shesh të burrave ballë për ballë, haptas, atje ku tregohet burrëria. A je burrë! krahin. përshëndetje kur takohen dy burra. S'ka burrë (nëne) ... s'ka njeri të lindur (që t'ia dalë në krye një pune). Ta vë babën burrë keq. shih te BAB/Ë,~A. Është një burrë e gjysmë është trim i madh, trim e shkuar trimave. Edhe burrat kanë burra fj.u. ka trima, por ka edhe më trima; trimëria, burrëria e zotësia s'kanë kufi. Burrin e prishin (e çartin) huqet fj.u. veset e këqija prishin edhe atë më trimin e më të zotin. U bë «bjeri burri burrit» u bë rrëmujë e potere e madhe, s'merrte vesh i pari të dytin, u bë merre ta marrim. Burrë me (një barrë) mustaqe shih te MUSTAQ/E,~JA. S'lind burri me mustaqe fj. u. shih te MUSTAQ/E,~JA.