EMËR
m. sh.
- Fjalë ose grup fjalësh, me të cilat quhet një njeri, një kafshë, një send, një dukuri, një vend etj. për ta veçuar ose për ta dalluar atë nga një tjetër a nga të tjerët. Emër i ri (i vjetër). Emër shqiptar (i huaj, i njohur, i panjohur). Emër i bukur (i shëmtuar). Emër i rremë (i gënjeshtërt). Emër i ngjitur nofkë. Emra historikë (mitologjikë). Emër gjeografik. Emri i babait (i nënës, i vëllait, i motrës, i burrit, i gruas). Emri i kalit (i qenit, i lopës). Emrat e bimëve. Emri i vendit. Emri i krahinës (i malit, i fushës, i qytetit, i fshatit, i lagjes, i rrugës). Emri i uzinës (i shkollës). Emra heronjsh (artistësh, dijetarësh). Emri dhe mbiemri. Listë emrash. Pa emër anonim. I vë emrin. Ndryshoj emrin. E thërras me emër. Si e ka emrin? Si ta thonë emrin?
- gjuh. Pjesë e ndryshueshme e ligjëratës, që shënon një qenie a një send dhe që ka gjini, numra e rasa. Emër i përgjithshëm (i përveçëm). Emër konkret (abstrakt). Emër përmbledhës. Emër mashkullor (femëror, asnjanës). Emër i shquar (i pashquar). Lakimi i emrave. Gjinia (rasa) e emrit. Numri i emrit. Formimi i emrave.
- fig. Njeri i dëgjuar. Emrat e mëdhenj të historisë.
- fig. Autor i një vepre letrare, artistike e shkencore. Është emër i ri në poezinë (në shkencën) shqiptare.
- fig. Vlerësim nga ana e shoqërisë, nam, famë. Njeri me emër të mirë (të keq). Fitoi (ka) emër. Është me emër është i njohur, i dëgjuar, i shquar.
Shprehje
- Emër për emër duke e përmendur secilin me emër, një për një. Sa për emër a) sa për të thënë, në mënyrë formale; b) pa rëndësi, në një shkalle të vogël. Bëri emër shih te BËJ
- I doli emri u zu në gojë nga dikush për mirë a për keq ose për të bërë diçka. S'i kam dëgjuar as emrin dikujt a diçkaje shih te DËGJOJ. Flas (veproj) në emër të dikujt flas (veproj) me porosi të dikujt, i ngarkuar nga dikush. Flas (veproj) në emër të diçkaje flas (veproj) duke u mbështetur diku (në një ligj etj.). La emër e kujtojnë për të mirë, është bërë i paharruar. Marr në emrin e dikujt a) e marr për dikë; b) duke e përcaktuar për dikë a diçka. E njoh me emër dikë nuk e njoh vetë, i di vetëm emrin. Nuk e njollos (nuk e përlyej) emrin shih te NJOLLOS
- Iu shoftë (iu harroftë, i humbtë) emri! mallk. vdektë! Ia ngre lart emrin shih te NGRE
- I quaj gjërat me emrin e vet libr. e them diçka ashtu siç është në të vërtetë, flas drejt, shkurt e shkoqur, pa i zbukuruar gjërat.