FTOHEM I
vetv.
- vet. veta III. Bëhet më i ftohtë, i pakësohet të nxehtët; i ikën të ngrohtët e bëhet i ftohtë; kund. ngrohet. Ftohet moti (koha). Ftohet uji (toka, rëra). U ftoh kosi (bostani).
- Freskohem në hije etj., flladitem. U ftohëm jashtë (në hije).
- Marr të ftohtë, sëmurem nga të ftohtët. Është ftohur fëmija.
- fig. Dobësoj a prish lidhjet e marrëdhëniet e mira që kisha me një tjetër nuk kam më për të dashurinë e mëparshme, largohem prej tij; vet. veta III dobësohet, zbehet, humbet gjallërinë, fuqinë e ngrohtësinë e mëparshme (për një ndjenjë etj.). U ftoh me shokët (me miqtë, me vëllezërit). U ftoh miqësia (dashuria). U ftohën marrëdhëniet. Iu ftohën dëshirat. Po ftohej biseda.
- vet. veta III. bised. Shuhet, fiket. U ftoh drita (llamba, kandili). U ftoh zjarri. U ftohën yjet.
- fig. bised. Qetësohem, më del inati a zemërimi, bëhem gjakftohtë. Ftohu pak dhe merre më shtruar!
- euf. Vdes.
- Pës. e FTOH.