Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    HIDRAULIK

    Im. sh.
    1. Punëtor që merret me vendosjen dhe me ndreqjen e pajisjeve e të gypave të ujit nëpër banesa, nëpër ndërtesa industriale etj.; specialist për punimet hidraulike. Hidrauliku i ndërmarrjes. Reparti i hidraulikëve.
    IImb.
    1. Që ka të bëjë me hidraulikën, që i përket hidraulikës, i hidraulikës. Punime hidraulike. Pajisje hidraulike. Studimet hidraulike.
    2. Që vihet në lëvizje me anë të trysnisë së lëngjeve; që nxirret a që bëhet me anë të trysnisë së ujit; që shfrytëzon energjinë e ujit. Makinë (presë) hidraulike. Motor (vinç) hidraulik. Tërheqje (goditje) hidraulike. Metoda hidraulike e nxjerrjes së torfës.
    3. shih UJOR,~E.

      Shprehje

      • Dash hidraulik tek. shih te DASH,~I. Grusht hidraulik tek. shih te GRUSHT,~I.