LLAPË
f. sh.
- bised. Gjuhë, pjesa e lëvizshme e gjuhës (edhe keq.). Llapa e qenit (e ariut). Kafshoj llapën. Fute brenda (në gojë) atë llapë!
- Pjesa e jashtme e veshit. Llapa e veshit.
- Copë prej lëkure a prej rrobe në trajtë të gjuhës që përdoret për të mbuluar diçka; copë e zgjatur, që varet në petkat. Llapa e topit. Llapa e këpucës. Llapat e xhokës. Llapat e kapelës veshëzat. Këpucë me llapa. Qep llapën. I vareshin llapat.
- Pjesa e gjerë e gjethes pa bishtin; bised. Fleta e bimëve. Llapa e gjethes. Llapat e pemëve.
- Pjesë e diçkaje, që vjen e zgjatur si gjuhë. Llapa e kazmës. Llapa e bombës. Një llapë qepe. Llapa e pipëzës. Llapa e parmendës veshëza, llapari.
- Dele a dhi me veshë të mëdhenj e të varur.