Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    MBËRTHEJ

    kal.
    1. Fut kopsën në ilik; kap e bashkoj me kopsa, me karficë etj. dy anët e një veshjeje, të një rrobe etj.; kund. zbërthej. Mbërthej kopsat (sustat). Mbërthej zinxhirin. Mbërthej këmishën (pallton, pantallonat). Mbërthej çantën. Mbërthej me kops ë(me karficë).
    2. Ngul gozhdë në një dërrasë etj. për ta ngulitur mbi diçka, ngallmoj. Mbërthej me gozhdë. Mbërthej me çekiç. Mbërthej dërrasat (trarët). Mbërthej arkën (derën, dyshemenë). Mbërthej këpucët (takat) me thumba. E mbërtheu në mur.
    3. Var a kap një gjë diku me gjilpërë, me karficë, me tel etj., e vendos, e ngjesh. Mbërtheu dekoratat në gjoks. Mbërtheu shpatën në brez. Mbërtheu fluturat në album. Mbërtheu vëthët në vesh.
    4. E rrok mirë dikë a diçka me duar ose me ndonjë mjet tjetër dhe e shtrëngoj fort që të mos më shpëtojë; e kap, e zë, e shtrëngoj fort (edhe fig.). E mbërtheu për fyti (për gryke, për flokësh, për beli, për mënge). E mbërtheu me krahë. E mbërtheu timonin me të dyja duart. Mbërtheu çekiçin e nisi të punonte. Mbërtheu dhëmbët e s’e hapi gojën. E mbërthyen kur po kapërcente kufirin.
    5. Vë kaun në zgjedhë, mbreh; lidh kalin në karrocë; kund. zbërthej. Mbërtheu qetë në parmendë.
    6. Bashkoj pjesët e veçanta të një mekanizmi në një të tërë, duke e vënë secilën në vendin e vet; kund. zbërthej. Mbërthej mitralozin (topin). Mbërthej bajonetën në pushkë. Mbërthej vidhat.
    7. fig. E bëj dikë të qëndrojë në një vend pa lëvizur ose për një kohë të gjatë; e vë në një gjendje të tillë sa që s'ka nga luan, e zë ngushtë; ia mbledh keq. E mbërtheu në vend me një vështrim. E mbërtheu mirë me fjalë. S'e mbërthen dot atë.
    8. vet. veta III (zakon. me një trajtë të shkurtër të përemrit vetor në r. kallëzore). Më kap keq, më zë mirë e s'më lëshon (sëmundja, frika etj.); më pllakos (edhe fig.). E ka mbërthyer sëmundja (gripi, përdhesi). E mbërthyen ethet. E mbërtheu gjumi. E mbërtheu frika. E mbërtheu rakia e zuri keq rakia, u deh. Na mbërtheu shiu (bora, të ftohtët). Kriza ka mbërthyer gjithë botën kapitaliste.
    9. fig. Ngul fort (sytë, vështrimin) mbi dikë a mbi diçka dhe nuk ia heq. Ia mbërtheu shikimin (vështrimin). I mbërtheu sytë me habi.
    10. bised. E mbush plot. E mbërtheu shtëpinë me të mira.

      Shprehje

      • E mbërtheu (e kapi, e zuri) për fyti (për gryke) shih te FYT,~I. E mbërtheu gojën nuk foli fare, s'e çeli gojën. I mbërtheu sytë mospërf. vdiq. E mbërthej (e mbaj, e gozhdoj) në vend shih te VEND,~I.