PËRCËLLAK I
m. sh.
- Kulaç i hollë me miell gruri ose misri, i zënë me ujë të ftohtë dhe i pjekur në hi a në zjarr me flakë.
- Zjarr me flakë, që ndizet e shuhet shpejt; zjarr me kashtë ose me shkarpa të holla e të thata, që bëhet zakonisht sa për të përcëlluar diçka (një pulë, këmbët e bagëtive për paçe etj.). Ndezëm një përcëllak sa për të ngrohur duart. E përcëlloi në përcëllak.
- fig. Njeri i thatë dhe i dobët, që ka marrë një ngjyrë të hirtë në fytyrë.
- Përd. mb. sipas kuptimit 3 të emrit. Fëmijë përcëllak.