PLAÇKË
f. sh.
- edhe përmb. Tërësia e sendeve dhe e orendive shtëpiake, pasuri e mall që ka dikush në shtëpi; zakon. sh. rrobat e sendet e tjera vetjake, që merr me vete dikush kur udhëton ose kur largohet nga shtëpia, tesha. Vuri (bëri, mblodhi) shumë plaçkë. Kishte plaçkë të madhe. Plaçkat e shtëpisë. Plaçkat e udhëtimit. Plaçkat e nuses. Një valixhe (një bohçe) me plaçka. Mblodhi plaçkat. Mori pak plaçka me vete. Ngarkoi (solli) plaçkat.
- kryes. nj. bised. Copë stofi, cohe etj., që përdoret për të bërë veshje; veshje prej stofi a prej pëlhure. Plaçkë e mirë (e fortë).
- Çdo send që i rrëmbehet a i merret me dhunë dikujt; armë e sende të tjera që i kapen armikut në luftë; pre. Plaçka e luftës. Bënin plaçkë vidhnin, plaçkitnin, bënin pre. Zunë shumë plaçkë. Ranë në plaçkë. Ndanë plaçkën.
- fig. bised. mospërf. Njeri; gjë (kur nuk duam t`i themi emrin). Plaçkë e mir ë(e keqe).
- Diçka fare e imët, ashkël e vogël, grimcë, lëmishte etj. I hyri një plaçkë në sy. Ra një plaçkë në gjellë.
- bised. Çdo lloj bari i keq që del e rritet midis bimëve të mbjella, barishte e keqe; ferra e driza ndërmjet drurëve të pyllit. Paska shumë plaçkë misri. Qëruan plaçkën që të rriteshin lisat.
- vet. sh. bised. Rropullitë, të përbrendshmet. Plaçkat e barkut.
Shprehje
- Një gjel plaçka shih te GJEL,~I. Plaçkë tregu keq. diçka që sipas disave mund të shitet e të blihet në çdo kohë, mund të kalojë nga një dorë tek tjetra pa pyetur të zotin. Me plaçkë e me laçkë me të gjitha ç'ka, me çdo gjë, me tesha e me kotesha. I dridheshin plaçkat e barkut shih te BARK,~U. Ishte me plaçka në shkop a) ishte shumë i varfër, pa shtëpi e katandi; b) endej sa në një vend në tjetrin. I mblodhi (i ngriti, i ngarkoi) plaçkat iron. u shpërngul dhe shkoi në një vend tjetër; u largua.