PRITEM I
vetv.
- Çahem së gjati në trup me diçka të mprehtë; plagosem me thikë, me brisk, me sëpatë, me xham etj. U pre duke u rruar.
- vet. veta III fig. bised. Pushon, ndalon, ndërpritet (për shiun, për borën etj.). U pre uji. U pre shiu (bora). Iu pre qumështi lehonës.
- vet. veta III fig. bised. Nuk është më; nuk vjen më. Iu pre ky zakon. U prenë miqtë.
- vet. veta III. Prishet (për qumështin). U pre qumështi kur po ziente.
- vet. veta III. Kryqëzohet (për rrugët). Këtu priten rrugët.
- vet. veta III gjeom. Takohet në një pikë a në një rrafsh me një tjetër. Priten dy drejtëza (dy rrafshe).
- vet. veta III (me një trajtë të shkurtër të përemrit vetor në r. dhanore) fig. bised. Ndiej lodhje të madhe në gjymtyrët, i ndiej gjymtyrët të rraskapitura, këputem; më pakësohet menjëherë, më ikën. M`u prenë fuqitë. Iu pre zëri (goja) nuk foli dot më; shtangu; ngriu në vend. M`u prenë këmbët (leqet e këmbëve, gjunjët) s'kisha më fuqi fare, u këputa, gati sa s'më ra të fikët, s`mbahesha dot me këmbë; u trondita shumë. Iu prenë gjunjët nga e përpjeta. Kur arriti në shtëpi u pre fare.
- vetv. veta III bised. Ndiej një dëshirë a një nevojë të madhe e të ngutshme për diçka, s'bëj dot pa të. U pre për bukë. U premë për gjumë.
- Pës. e PRES I.
Shprehje
- Është prerë për dikë a për diçka është pikërisht për atë, shkojnë mirë së bashku, është shumë i përshtatshëm për dikë a për diçka. U pre në fytyrë i ndryshoi fytyra nga një tronditje e fortë. Iu pre (iu lidh) goja (gjuha, fjala) shih te LIDHEM. U pre (i ngriu, iu tremb) gjaku shih te GJAK,~U I. S’pritet lisi (druri) me një shpatë (me një të rënë të sëpatës) fj. u. shih te SËPAT/Ë,~A.