RRUAJ
kal.
- Pres qimet me brisk deri në rrëzë. Rruaj mjekrën (mustaqet). Rruaj kokën (faqet). Rruaj me brisk. I rruaj lëkurën derrit. Më rruan berberi.
- I kruaj mirë sipërfaqen, e pastroj me brisk a me thikë të mprehtë. Rruaj plëndësin.
- fig. thjeshtligj. E ha pa lenë asgjë, e fshij, e përlaj. I rroi të gjitha ç`kishte përpara. Ky qit e ai rruaj.
- fig. thjeshtligj. Ia merr të gjitha, ia përlan, e grabit, e rrjep. Ia rroi paratë.
Shprehje
- I rruan bishtin dikujt thjeshtligj. shih te BISHT,~I. Të rruan pa lagur a) është batakçi, të mashtron e të gënjen me dredhi; b) të rrjep gjithçka, të grabit. I rroi mjekrën bëri ç'deshi me të, ia mori të gjitha, e zhvati. Fol e rruaj vezë shih te VEZ/Ë,~A. Hem të vë plak, hem të rruan mjekrën shih te PLAK, ~U
- Më rrove, të rrova, brisku (qe) i berberit shih te BERBER,~I.