RRUMB
m. sh.
- Copë metali me kokë të rrumbullakët, që varet brenda kambanës ose këmborës dhe që e bën të tingëllojë duke rrahur anët e saj kur tundet; topi i kambanës, gjuhëz. Rrumbi i kambanës (i këmborës). I ra (i humbi) rrumbi.
- Kalliri i misrit pa kokrra; kacarrumb; misërishte. Rrumb misri. Mbledhin rrumbat. Bëjnë zjarr me rrumba.
- Shtupë për shtamba prej misërishteje ose prej balte. Rrumbi i shtambës (i katruves). E mbylli me rrumb.
- Gur i vogël e i rrumbullakët, me të cilin luajnë fëmijët. Luajnë me rrumba.
- Kunj druri që lidh shtizën me parmendën, thumb.