SQEP
m. sh.
- Zgjatim i gojës së shpendëve në trajtën e dy pjesëve të brirta, që vijnë zakonisht duke u ngushtuar në majë; qep. Sqep i kthyer (i mprehtë, i sheshtë). Sqepi i pulës (i pëllumbit, i shqiponjës). E çukiti me sqep. I ra me sqep.
- Cep, skaj. Në sqep të arës. Rri në sqep.
- Pjesë e skajit me majë a si trekëndësh e një rrobe, e një mbulese etj.; kind, skundill. Sqepat e xhamadanit. Sqepat e jorganit.
- Pjesë e dalë, e zgjatur e me majë e një vegle, e një pajisjeje. Sqepi i çekanit. Sqepi i vinçit.
- fig. tall. Goja e njeriut. Mbylle sqepin! S'e hap sqepin.