Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    VERBOJ

    kal.
    1. Ia marr dritën e syve, e bëj të verbër. E verboi fruthi.
    2. Ia vras a ia vesh sytë dikujt me një dritë të fortë, e bëj dikë të mos shohë qartë për një çast. M'i verboi sytë dielli (drita e fortë, shkëlqimi i dëborës).
    3. fig. E bëj të paaftë dikë që të kuptojë se ç'ndodh rreth tij a që të shohë një të vërtetë që duket qartë; e bëj që të mos arsyetojë e të mos gjykojë në mënyrë të shëndoshë, ia marr mendtë. E verboi zemërimi (lakmia, urrejtja). E verbuan të mirat (lajkat, përkëdheljet).

      Shprehje

      • Me lugë të kon, me bisht të verbon keq. shih te LUG/Ë,~A. Një sy verboje, një vesh shurdhoje! shih te SY,~RI.