Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    ZIEJ

    kal.
    1. edhe jokal. Nxeh ujë ose një lëng tjetër në një enë derisa të marrë valë, bëj që të valojë një lëng duke e nxehur; vet. veta III. merr valë uji a një lëng tjetër pasi është nxehur shumë. Zjeu ujin (qumështin). Zjeu një tenxhere me ujë. Zjeu raki nxori raki me kazanin e rakisë. Zjeu uji (qumështi).
    2. edhe jokal. Valoj diçka në ujë ose në një lëng tjetër për ta bërë gjellë, për ta zbutur, për ta pastruar etj.; vet. veta III valon diçka në ujë ose në një lëng tjetër. Zjeu mishin (fasulet). Zjeu një vezë. Zjeu rrobat. Zjeu eshkën. E ka zier shumë. E zjeu në tenxhere. E zien ngadalë. Zjeu gjella (mishi, orizi). Zieni rrobat.
    3. jokal. vet. veta III. Tharmëtohet, tharbëtohet. Po zien vera. Po ziejnë bërsitë. Zien ndër vete.
    4. jokal. vet. veta III. Më ngjethet e më shpon trupi a një pjesë e trupit, më bëhet miza-miza. I ziejnë këmbët nga lodhja. I ziente krahu (trupi).
    5. jokal. vet. veta III. Më bën një zhurmë shqetësuese, më buçet (veshi etj.). I ziejnë veshët. I ziejnë trutë.
    6. jokal. vet. veta III fig. Ka gjallëri e vlon nga njerëzit, nga lëvizjet, nga zhurmat etj.; gumëzhin; është i mbushur plot me njerëz, me kafshë etj., që lëvizin shpejt, plot zhurmë e në mënyrë të çrregullt. Zien vendi (sheshi). Zienin malet nga partizanët. Ziente kantieri nga puna (rruga nga makinat). Ziente shtëpia nga këngët. Ziente turma.
    7. jokal. vet. veta III fig. Bëhet me shumë gjallëri, kryhet me vrull (një punë, një veprimtari etj.); vlon. Zien puna. Zien kënga. Zien jeta. Ziente lufta. Ziejnë diskutimet. Diçka po zien këtu diçka po përgatitet, diçka po ndodh.
    8. jokal. fig. Zhvillohet me forcë, me gjallëri e në mënyrë të stuhishme, shfaqet në mënyrë të papërmbajtshme (një ndjenjë, një mendim etj.); vloj për brenda sa mezi e mbaj veten. I zien dashuria (urrejtja) në zemër. I zienin në kokë mendimet (dyshimet). Ziente nga zemërimi. Ziente nga dëshira. Ai po ziente përbrenda. Ziente me vete.

      Shprehje

      • I zien (i vlon, i lëvrin) gjaku shih te GJAK,~U I. Zien kazani shih te KAZAN,~I. Zien si kazan shih te KAZAN,~I. Ziejnë në një kazan janë të gjithë njëlloj. Nuk kanë ndonjë dallim nga njëri-tjetri. I zien koka ka shumë punë, shqetësime, halle etj. e s'di nga t'ia mbajë. I zien (i digjet) toka (trualli) nën këmbë shih te DIGJEM.