BRINJË f.sh.
1. anat. Eshtër e trupit të njeriut dhe të kafshëve të mëdha, e gjatë, e ngushtë dhe e kthyer si hark, që del nga boshti i kurrizit e shkon deri te kocka e kraharorit. Brinja e djathtë (e majtë, e poshtme). Brinjë e verbër (e varfër, e rreme) brinjë që nuk ngjitet te kocka e kraharorit. Mishi i brinjëve. Theu brinjët. Heq brinjën. I dalçin brinjët! mallk. Iu thafshin brinjët! mallk.
2. Ana e djathtë ose e majtë e trupit të njeriut, që nis nga supi e shkon deri te mesi; ijë, krah. Shtrihem (fle, kthehem) në brinjë. Më sëmbon (më ther) në brinjë. E mori plumbi brinjë më brinjë. Fle (shtrihem) brinjë më brinjë me dikë. Qesha sa më dhembin brinjët.
3. Copë mishi që nxirret nga pjesa anësore e trupit të bagëtive dhe që përdoret për ushqim. Brinjë dashi (qengji, viçi). Pjesë brinjë.
4. sh. edhe ~A, ~AT. Faqe e thepisur e një mali, e një shkëmbi etj., ana e pjerrët, rripë; vend që vjen pak i pjerrët, e përpjetë e vogël. Brinjë e zhveshur (e thatë, e keqe). Brinjë mali. Brinjë shkëmbi. Shkoi brinjës. Kullotin brinjave. Lepuri në brinjë e helli në zjarr. fj.u.
5. Skaji a ana e ngushtë e një sendi, buza; pjesa anësore e një sendi, faqja anësore. Brinja e anijes (e lundrës). Brinjët e samarit. Brinjët e krehrit të tezgjahut. Brinja e arës.
6. gjeom. Vija anësore e një figure gjeometrike; vija ku priten dy faqe të një trupi gjeometrik. Brinjët e trekëndëshit (e katrorit). Brinja e kubit. Gjatësia e brinjës.
7. krahin. Bucelë për ujë. * Brinjë më brinjë tejpërtej; gjithë, krejt; shumë, fort. Më ranë (m'u këputën) brinjët u lodha shumë, u këputa. I hallakati brinjët dikujt shih te HALLAKAT. Mori brinjën shih te MARR. E mbështeti brinjën euf. shih te MBËSHTET. I numërohen brinjët (fijet e brinjëve) është shumë i dobët, është tretur (për njerëzit dhe kafshët). Ia numëroi brinjët dikujt shih te NUMËROJ. Shtien brinjët shih te SHTIE. Na theve brinjët! iron. shih te THYEJ. I theu (i dërrmoi) brinjët (hundët, turinjtë, dhëmbët, nofullat) përçm. shih te THYEJ. S’e vë në brinjë mospërf. nuk e merr për grua a për burrë, s'pranon ta ketë në krah si bashkëshort. Ia zbuti brinjët (kurrizin, shpinën) keq. shih te ZBUT. I zbërtheu brinjët keq. shih te ZBËRTHEJ. Është me dy fije brinjë është shumë i dobët nga shëndeti, mezi mbahet në këmbë. Nuk i ka mish brinja është shumë i dobët (zakonisht për kafshët). Në atë brinjë (anë, krah) fli! iron. shih te KRAH,~U. Mbaj brinjët (barkun, ijët) me dorë shih te MBAJ. Zë brinjët me duar shkulem së qeshuri.