DREQ
Ikal.
- Kthej në gjendjen e mëparshme diçka që është prishur a dëmtuar; bëj të përshtatshëm përsëri për të punuar ose për ta përdorur, ujdis, rregulloj; kund. prish. Ndreq urën (rrugën) e prishur. Ndreq këpucët (çizmet). Ndreq orën (radion, televizorin). Çoj për të ndrequr.
- Sjell përsëri në rregull, vë për fije, rregull Ndreq shtëpinë (dhomën). Ndreq shtratin. Ndreq flokët.
- Përmirësoj diçka në krahasim me të kaluarën. Ndreq notat. Ndreq rezultatin e garave.
- fig. I mënjanoj a i zhduk gabimet, të metat dobësitë, e sjell dikë në rregull; e përmirësoj. Ndreq gabimet. Ndreq shokun. Ndreq veten.
- fig. bised. Zgjidh një mosmarrëveshje a grindje, pajtoj; ujdis. I ndreqi me të mirë. Hyri në mes dhe i ndreqi. E ndreqi punën. Kush e ndreq me ta!
- bised. I bëj shërbimet e nevojshme, i jap të hajë e të pijë, i shtroj për të fjetur etj. Ndreq fëmijët. Ndreq kalin. I ndreqi miqtë. Ndreq tryezën shtroj tryezën.
- bised. Përgatit diçka për të ngrënë më të gjatë që duhen; i shtoj diçka gjellës për t'i përmirësuar shijen; ndërtoj. Ndreq gjellën me erëza.
- bised. Drejtoj. Ndreq shtatin (trupin).
- vjet. Paguaj detyrimin që kam ndaj dikujt. Ndreqi punëtorët. Ndreqi borxhlinjtë.
Shprehje
- Ndreq (drejto, rregullo) gojën! shih te GOJ/Ë, ~A. I ndreqi hesapet me dikë mori hak kundër dikujt, i lau hesapet me dikë. Ia ndreqi kryqet dikujt shih te KRYQE,~T. I ndreqi orët me dikë keq. shih tek OR/Ë,~A I. Ia ndreqi (ia rregulloi, të ujdisi) qejfin (kokën) nuk e la të vepronte sipas trilleve të tij; ia ndreqi samarin. Ia ndreqi (ia rregulloi, ia ujdisi) samarin (bërroren, kurrizin, shpinën) dikujt e rrahu, e ndëshkoi rëndë për një faj ose kur nuk bindej; i dha përgjigjen e merituar, i tregoi vendin dikujt. As prish, as ndreq (punë) shih te PRISH. S'di kujt t'ia prish e kujt t'ia ndreq shih te PRISH
IIm. sh.
- fet., mit. shih DJALL,~I 1. Kujtonin se ishin punët e dreqit. E marrtë (e hëngërt) dreqi! mallk. I hipën dreqërit u zemërua keq, u egërsua shumë, u tërbua nga inati. Ka dreqin në bark është smirëzi; nuk do t'i shohë të tjerët mirë, u do të keqen të tjerëve. I ka hyrë dreqi në bark është bërë smirëzi e shpirtkeq; është tërbuar nga inati.
- fig. thjeshtligj., keq. Njeri dinak, shpirtkeq e smirëzi; njeri i prapë, i prirur për prapësira; djall. S`bëhet punë me atë dreq. Ngatërroi tërë botën, dreqi.
- thjeshtligj., edhe përk. Njeri shumë i zgjuar e i shkathët, njeri që i punon mendja për shumë gjëra e di të gjejë zgjidhje edhe në gjendje të vështira; njeri që di të përfitojë në çdo rast e rrethanë; djall. Është dreqi vetë. Ik, ore dreq!
- thjeshtligj. (me përemrin pyetës ç`dhe me ndajfoljet pyetëse si?, ku?). Përdoret për të përforcuar shprehjen e pakënaqësisë, të mërzitjes, të zemërimit etj. Ç`dreq kërkon? Ç`dreq (ç’dreqin) pati? Ç`dreqin do? Si dreqin nuk e takove? Ku dreqin e humbët?
- përd. mb. thjeshtligj. Që të mundon shumë, që të pëlcet shpirtin; shumë i keq; djall. Një dreq kollë. Ajo dreq sëmundje.
Shprehje
- U bë për dreq (për djall) shih te DJALL, ~I. U bind dreqi thjeshtligj. shih te BINDEM. E dërgoi (e çoi) në dreq (në djall) dikë a diçka thjeshtligj., keq. shih te DJALL,~I. Dreqi (djalli) me të birin thjeshtligj. shih te DJALL,~I. Dreq (djall, shejtan) me brirë thjeshtligj. shih te BRI,~RI. Dreqi (djalli) e di (e merr vesh) thjeshtligj. shih te DJALL,~I. Një dreq (një djall) e gjysmë thjeshtligj. shih te DJALL, ~I. Dreq (djall) o punë! thjeshtligj. shih te DJALL,~I. I kalli dreqin (djallin) dikujt a diçkaje thjeshtligj. shih te KALL I. E mori (e hëngri) dreqi (djalli) thjeshtligj. përfundoi keq, e mori lumi. Plasi dreqi shih te PLAS. Më polli dreqi (djalli) shih te PJELL. Punë dreqi! çështje shumë e ngatërruar; telash i madh. Ia bëri pajë dreqit (shejtanit) shih te PAJ/Ë,~A I. Ka sa të hajë dreqi thjeshtligj. shih te HA. Dreqi (djalli) nuk është aq i zi sa duket shih te DJALL,~I.