PJELL dhe
kal. jokal.
- Bën të voglin e saj të gjallë, kur ai ka arritur zhvillimin e plotë si qenie frymore (për kafshët gjitare). Polli lopa viç. Polli dhia një kec. Dosa polli tetë gica. Kanë pjellë delet. Polli para kohe. Mushka nuk pjell. Është shterpë, s'pjell.
- bised. Bën fëmijë, lind (për gratë). Polli djalë (çupë).
- Bën vezë (për shpendët dhe zogjtë). Pjell çdo ditë. E polli vezën.
- bised. Lidh kokrra pema, bën fryt. Kanë pjellë shumë fiqtë sivjet. Paska pjellë kokrra lajthia.
- fig. kryes. keq. Bëhet shkak për lidhjen e diçkaje, zakonisht jo të mirë; shpik; sajon. Prodhimi i vogël pjell kapitalizmin. Hiqen sikur punojnë, duke pjellë vendime.
Shprehje
- Më polli (më ndezi) belaja (groshi) me dikë ndesh në vështirësi të paparashikuara në marrëdhëniet me dikë, ndodhem ngushtë, më ndez me të. Më polli djalli (dreqi) më dolën telashe e vështirësi të paparashikuara, më dolën ngatërresa të mëdha; më gjeti belaja, më ndezi. I pjell edhe kau (mushka) dikujt shih te KA,~U. I pjell edhe këndesi (kokoshi) dikujt shih te KËNDES,~I. I pjell (edhe) viçi atij shih te VIÇ,~I. I ka pjellë lopa dikujt është në gjendje të mirë, s'i mungon asgjë. I pjell mendja dikujt a) është i zoti për të shpikur dhe për të krijuar gjëra të reja; b) keq. sajon gjëra të paqena, trillon. Më polli sherri me dikë shih te SHERR,~I. Kur të pjellë mushka iron. shih te MUSHK/Ë,~A. E di ku pjell pula shih te PUL/Ë,~A. I erdhi veza për të pjellë thjeshtligj. shih te VEZ/Ë,~A. Nuk mbarset mushka të pjellë mëz fj. u. shih te MUSHK/Ë,~A. U mbars mali e polli një mi fj. u. shih te MAL,~I. Ç’pjell macja (ç'len prej maces), gjuan minj fj. u. keq. shih te MAC/E, ~JA.