Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    ITAR

    m. sh.
    1. Tufë fijesh kërpi, liri, zhuke etj., të përdredhura së bashku në një fill të vetëm të trashë, i cili përdoret për të lidhur kafshët, për të shtrënguar diçka etj.; tërkuzë, konop. Litar i linjtë. Litar zhuke (çeliku). Litari i pusit (i samarit). Tërheqje litari. sport. Lidh me litar. Kërcej me litar. E varën në litar. E shpunë (e çuan, e dërguan) në litar e dënuan me varje. E shkuan (e vunë) në litar e varën.
    2. fig. Diçka e gjatë a e zgjatur; varg i gjatë, vargan. Litar uji. Bie shi me litarë bie shumë shi. Një litar njerëz.
    3. Masë gjatësie rreth dhjetë-dymbëdhjetë metra ose shtatë-tetë pashë. Një litar kali larg. U ngrit dielli një litar. Arritën me një litar diell.
    4. përd. ndajf. Me pika të trasha, të dendura dhe pa ndërprerje, me rrëshekë. Shiu binte litar.
    5. përd. ndajf. Shumë. Dita është litar e gjatë kur s’ke punë.

      Shprehje

      • E bëri litar (tërkuzë, pallamar) shih tek TËRKUZ/Ë,~A. I hurit e i litarit shih te HU,~RI. I lëshoi litar dikujt shih te LËSHOJ. E luajti në litar dikë e talli, e vuri në lojë. Iu mblodh (iu shkurtua) litari (laku) shih te MBLIDHEM. Ia preu litarin dikujt e shpëtoi nga një gjendje shumë e vështirë, ia zgjidhi një hall të madh që kishte. Nuk e duron litarin në fyt nuk i nënshtrohet dikujt; nuk e duron zgjedhën e huaj. I hodhi (i vuri) litarin (lakun) në fyt (në grykë, në qafë) dikujt shih te LAK,~U. Është me litar në grykë dikush shih te GRYK/Ë, ~A. E kishte litarin (lakun, thikën) në fyt (në grykë) shih te LAK,~U. Iu shtrëngua litari për gryke (në fyt) dikujt po i vjen fundi. I ka litarët nëpër këmbë është i zënë me punë e s'ka mbaruar ende, nuk ka shpëtuar ende nga një barrë që ka pasur. Të lëshon litarin nëpër këmbë të nxjerr ngatërresa a pengesa në një punë. Kërkon litar prej rëre (prej kumi) shih te RËR/Ë,~A. I lë litarët zvarrë e zvarrit punën, nuk kujdeset si duhet e vazhdimisht për të plotësuar diçka, nuk i bie punës prapa. Nuk e vë qafën në litar nuk i nënshtrohet dikujt; nuk e duron zgjedhën e huaj. Nuk drejtohet litari (tërkuza, konopi) në thes fj.u. shih te THES, ~I. Koha s’lidhet me litar fj. u. shih te LIDHEM. Mos hyr në pus me litarin e botës! fj. u. shih te PUS,~I. Kur s'ke shkallën, merr litarin! (është i mirë edhe litari)! fj. u. shih te SHKALL/Ë,~A. Në shtëpinë e të varurit nuk e zënë në gojë litarin fj.u. shih te VARUR (i, e).