FUTEM
vetv.
- Hyj në një vend të mbyllur, të rrethuar, të mbrojtur a të fshehtë; depërtoj e vendosem diku. U fut me zor (me forcë, fshehurazi). U fut në shtëpi (në dhomë, në klasë, në stadium). U futën në pyll. Futem në shtrat. U futën nën urë (nën strehë). Futem në çadër. U futën lopët në arë (në jonxhë). U futën në qytet (në kështjellë, në fshat, në prapavijat e armikut). U fut në ujërat tokësore (për anijen). U fut në hapësirën ajrore (për aeroplanin).
- Zhytem në ujë, kridhem diku në thellësi, hyj; kund. dal. Futem në ujë (në lumë, në det). Futem në baltë (në dëborë). U fut deri në brez.
- vet. veta III. Ngulet në tokë a në një trup; hyn në një vrimë a në zbrazëtinë e një sendi; vendoset brenda në diçka; e merr, e nxë. U fut thellë pyka. Iu fut plumbi në trup (në mish). Iu fut një gjemb në këmbë. U fut tapa brenda.
- edhe fig. Hyj e zë vend midis njerëzve a sendeve; ndërhyj për dikë a për diçka. U fut ndërmjet tyre. Futet si pykë. U fut ndërmjetës.
- fig. Njoh e kuptoj thellë diçka; prek thelbin e një çështjeje; arrij të marr vesh diçka të fshehtë a të panjohur; rrah diçka në mendjen time, zhytem (në mendime etj.). Futem në temë. U fut në hollësira të panevojshme. Futem në botën e brendshme të dikujt.
- Hyj në një punë a nis një veprimtari; bëhem anëtar a pjesëmarrës i diçkaje, marr pjesë diku, hyj. Futem në shkollë. U fut në kooperativë.
- fig. Bie në një gjendje të caktuar; vij në një gjendje të veçantë; hyj në marrëdhënie të caktuara me dikë; me kap a me pushton diçka, me zë. U fut në borxh mori hua. Iu fut frika (dyshimi). Iu fut lakmia (babëzia). M’u fut të ftohtët kam të ftohtë.
- vet. veta III. Ulet, bie, fundoset, thellohet. I janë futur faqet (sytë). I është futur gjoksi brenda.
- fig. Tregohem i afrueshëm me dikë, afrohem me njerëzit. Futet shumë në shoqëri.
- vet. veta III fig. Hyn thellë në mendjen e dikujt, kuptohet e përvetësohet mirë nga dikush (për një ide, një pikëpamje etj.). I është futur në kokë.
- Filloj të marr pjesë në diçka, hyj; vendos e nis të veproj, filloj të merrem me një veprimtari të caktuar, ia hyj një pune, i përvishem diçkaje. U futëm në garë. U fut në valle. Iu futën punës. Iu futën bujqësisë (blegtorisë). U fut në vegjë (në tezgjah) nisi të punonte në vegjë. U fut në govatë nisi të lante rrobat. U fut në magje filloi, të gatuante bukë etj.
- Filloj një periudhë të re kohe a moshe; nis një etapë të re zhvillimi. U fut në të pestin (u fut për pesë) ka filluar moshën pesë vjeç. U fut në një epokë (në një fazë) të re.
- vet. veta III. Tkurret, mblidhet, zvogëlohet, shkurtohet (për një pëlhurë, një rrobë etj.). Është futur mjaft këmisha (nga të larët).
- bised. Kryej një punë a një veprim shpejt e shpejt me një mjet; i heq, i shkoj; filloj të bëj diçka me një mjet a në një mënyrë të caktuar (edhe fig.). Iu fut me drapër e korri shpejt e shpejt. Iu fut me fshesë e fshiu shpejt e shpejt. Iu fut me të mirë filloi ta marrë me të mirë.
- bised. Filloj t’i bie a ta qëlloj me diçka; filloj ta godas fort; i hyj. Iu fut me grushte (me shkelma). Iu fut me dru (me kopaçe) filloi ta rrihte.
- bised. Filloj të ha a të pi diçka me një frymë a me shumicë; e bëj zakon të ha a të pi diçka vazhdimisht; e bëj diçka me një frymë e me kënaqësi. Iu fut byrekut (mishit të pjekur, gjellës, vezëve, mollëve). I është futur rakisë (duhanit) e s’po e lë dot.
- vet. veta III bised. Perëndon. U fut dielli (hëna).
- Pës. e FUT.
Shprehje
- I futem (i hyj) brenda diçkaje shih te BRENDA. U fut dhëndër u martua e jeton së bashku me prindërit e nuses. I është futur (i ka hyrë) në gjak diçka shih te GJAK,~U I. I është futur (i ka hyrë) me gjithë opinga diçkaje shih tek OPING/Ë,~A. Futet (hyn) si pykë shih te PYK/Ë,~A. Mos u fut (mos hyr) në atë qull! shih te QULL,~I. I futem (i shkoj) në taban diçkaje shih tek TABAN,~I. Futem thellë shih te THELLË. U fut (hyri) në valle shih te VALL/E,~JA
- Futet (hidhet) në flakë (në zjarr) shih te FLAK/Ë,~A. U fut (hyri) në bri të kaut (te buallit) shih te BRI,~RI. I futet detit me këmbë shih te KËMB/Ë,~A. I është futur (i ka hyrë) mirë rolit libr. e përvetësoi mirë një detyrë të re; është mësuar me një gjendje të re. Futet pesë para në grosh shih te GROSH,~I. S’gjen vend ku të futet (s’i gjen dot vend vetes) shih te VEND,~I. Nuk lë vrimë pa u futur shih te LË. Ku futet gjilpëra do të futet dhe peri fj.u. shih te PE,~RI.