Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    MAJË

    If. sh.
    1. Skaji më i hollë dhe i mprehtë i diçkaje, pjesa e diçkaje që vjen si thumb. Maja e shpatës (e thikës, e bajonetës, e gjilpërës, e turjelës). Maja e gozhdës. Maja e hostenit (e hurit, e shkopit). Majë pene pjesa e metaltë e penës për të shkruar. E bëj me majë diçka e mpreh. I bëj majën lapsit e mpreh që të shkruajë.
    2. Pjesa e fundit e diçkaje, që vjen e zgjatur dhe më e hollë a më e ngushtë; skaji i fundit të diçkaje. Maja e gishtit. Maja e hundës. Maja e gjuhës. Këpucë me maja. Gur me majë. Eci në majë të gishtërinjve.
    3. Pjesa më e lartë e një mali, e një druri, e një trupi etj., që vjen më e ngushtë nga pjesa tjetër; pjesa e sipërme e diçkaje. Maja e malit (e kodrës). Maja e kullës (e çatisë). Maja e pemës (e mullarit). Maja e kësulës. Maja e kokës çaçka e kokës. Hipi (u ngjit) në majë. Pa hipur në majë nuk mund të shohësh luginën. fj. u.
    4. tekst. Filli zakonisht më i hollë që vihet për së gjati pëlhurës, qilimit etj. Maja e pëlhurës. Indi dhe maja.
    5. fig. bised. Pika më e lartë e diçkaje, kulmi. Drejt majave më të larta të diturisë.
    6. fig. Pjesa më e mirë a më e zgjedhur e diçkaje; ajkë. Maja e miellit. Maja e djalërisë.

      Shprehje

      • Bën majë shih te BËJ. Bëri majë anija sapo filloi të duket larg në det (duke ardhur). Në fund e në majë (në krye) shih te FUND,~I. Ind e majë shih tek IND,~I. S'është as për ind as për majë shih tek IND,~I. Është vetë ind e vetë majë shih tek IND,~I. I dha majë (fill, rrugë) punës shih te FILL,~I. S'i jep majë diçkaje edhe poh. shih te JAP. E nxjerr në majë diçka ia dal mbanë një pune, e mbaroj, e çoj deri në fund; i jap rrugë diçkaje, e zgjidh. I vuri majën diçkaje e çoi deri në fund, e mbaroi, i vuri kulmin. S'i gjen majë vetes është në hall të madh, ndodhet ngushtë, s`di nga t'ia mbajë. Është mbushur me majë (majë më majë) është mbushur plot, sa nuk nxë më; është mbushur buzë më buzë (për një enë etj.). Është në majë të kalit dikush i ka punët shumë mirë, është kaluar. Ha (merr) majë më majë ha pak nga të gjitha, sa e prek pak (gjellën). I përgjigjet majë për majë i përgjigjet aty për aty, i përgjigjet flakë për flakë; ia kthen fjalën në çast. Shkojnë majë më maj ë(majë e brisk) shkojnë shumë keq njëri me tjetrin, shkojnë thikë e brisk. I kanë (i kanë vënë, i mbajnë) gjilpërat majë më majë shih te GJILPËR/Ë,~A. S'vihen dy gjilpëra majë më majë fj. u. shih te GJILPËR/Ë,~A. Kam (marr, jap, ha) një majë gishti kam shumë pak, një çikë. Shpëtoi për majë të gjilpërës (për një majë gjilpëre) shih te GJILPËR/Ë,~A. Është sa një majë gjilpëre është shumë i vogël. Është si maja e gjilpërës (është gjilpërë) shih te GJILPËR/Ë,~A. Fill e në majë të gjilpërës (majë gjilpëre, fill e gjilpërë) shih te GJILPËR/Ë,~A. S’të jep as një majë gjilpëre (as një majë thoi) s'të jep asgjësend, është shumë dorështrënguar. S’të jep as sa maja e gjilpërës (as sa maja e thoit) s'të jep fare, s'të jep asnjë thërrime. S'ke ku të hedhësh (as) majën e gjilpërës (mollën) shih te HEDH. Shkova në majë të briskut shih te BRISK,~U. Fle në majë të dëllinjës shih te DËLLINJ/Ë,~A. E vuri në majë të dyfekut dikë shih te DYFEK,~U. E di (e njoh) në majë të gishtave shih te GISHT,~I. Eci në majë të gishtave shih te GISHT,~I. E sjell (e luan) në majë të gishtit (të gishtave) dikë shih te GISHT,~I. S'e vë as në majë të gishtit dikë shih te GISHT,~I. E ka në majë të gjuhës (përgjigjen, fjalën) shih te GJUH/Ë,~A. Në majë të gjuhës e kam diçka shih te GJUH/Ë,~A. E kam në majë të hundës dikë a diçka keq. shih te HUND/Ë,~A. I ka lotët në majë të syrit shih te LOT,~I. E ka arsyen në majë të shpatës shih te SHPAT/Ë,~A. E ka mendjen majë kësulës (në majë të qeleshes) shih te KËSUL/Ë,~A. I ka mendtë majë thanës shih te THAN/Ë,~A. Kapardisej (krekosej) si gjeli (si kaposhi, si këndesi) majë plehut shih te GJEL,~I. E vë (dikë a diçka) në majë të gjilpërës e vë në dukje më të madhe që ta shohin a ta marrin vesh të gjithë. Ia vuri majën mullarit shih te MULLAR,~I. E ka kapur nga majat e flokëve shih te FLOK,~U. Janë në majë e në puç janë në grindje njëri me tjetrin, shkojnë shumë keq njëri me tjetrin. Shkon në majë e në bisht shih te BISHT,~I. I ka sytë me majë i ka sytë shumë të mprehtë, sheh shumë mirë. I arrijnë sytë gjer te maja e hundës keq. shih te HUND/Ë,~A. I erdhi (shpirti) në majë të hundës (në fyt) shih te HUND/Ë,~A. Më ka ardhur qumështi i nënës në majë të hundës shih te HUNDË,~A. Më ka hipur në majë të kokës dikush a diçka më ka mërzitur e më rëndon shumë, mezi po e duroj, nuk e duroj dot më. I doli huri në majë të kokës shih te HU,~RI. E lau me majë të gishtit një punë e bëri shkel e shko, sa për të kaluar radhën. Kur të hipë gomari (derri) në majë të fikut (në fik) thjeshtligj. shih te GOMAR,~I. Nga maja e flokut te thonjtë e këmbëve shih te FLOK,~U. Është tri në degë e dy në majë dikush shih te DEG/Ë,~A. Nuk ka majë pa rrëzë fj. u. shih te RRËZ/Ë,~A I. Drapri në thes (brenda) e maja jashtë shih te DRAP/ËR,~RI. Breshri e rreh e hunda me majë iron. shih te HUND/Ë,~A. Vëri majat (gishtat) nga (ke) thembrat! iron. shih te THEMB/ËR, ~RA. Një thumb njëqind herë ta rrahësh, një majë nxjerr fj. u. shih te THUMB,~I.
    IIparafj.
    1. Përdoret së bashku me një emër në rasën rrjedhore për të treguar vendin në majë a sipër një sendi ku ndodhet dikush a diçka ose ku bëhet një veprim. Hipi majë fikut. Ecte majë çatisë. E vuri majë kokës. Rrinte majë kalit.