Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    VETE

    përem. vetv.
    1. Përdoret për të treguar zakonisht njeriun (më rrallë kafshën a sendin), që në të njëjtën kohë e kryen dhe e pëson një veprim; unë, ti, ai (ajo) ose ne, ju, ata (ato) e jo një tjetër a të tjerë. Është i zoti i vetes. Laj veten. E ndiej veten mirë (keq). E ruan veten. S'u dhimbset vetja. Ç'i duket vetja? I dha zemër vetes. Mori veten më qafë. Vrau veten. Ia bëri të keqen vetes. Nuk e kontrollon dot veten. Mban veten me shpresë. Ta shohim veten si në pasqyrë.
    2. Përdoret me parafjalë me kuptimin e përemrave vetorë të çdo vete e të çdo numri dhe i përgjigjet kryefjalës në fjali. Kërkon shumë nga vetja. Flet me vete. Tha me vete. E mori (e solli) me vete. E pleqëroi me vete. Punon për vete. E mbajti për vete. Kujdesej vetëm për vete. E mori pas vetes. Unë për vete, ... unë.. . , unë vetë..., nga ana ime...
    3. si em. Një njeri i veçantë, person. Mos mendo vetëm për veten tënde! Këtë e kam nga vetja ime.
    4. si em. euf. Vendi ku janë herdhet, vendi i hollë, vendi i keq; herdhet. I dhemb vetja. I ra në vete. I ra vetja u rrënxua. U këput ndër vete u rrënxua.

      Shprehje

      • Më vete a) veçan, veç e veç; i ndarë; i pavarur nga të tjerët, që s'ka lidhje me të tjerët, i mëvetësishëm, i vetëm; b) i veçantë, që s'ngjan me të tjerët, që ka një vlerë a rëndësi të veçantë, jo i rëndomtë. S'e bëj veten shih te BËJ. U bë (doli) më vete u veçua, u nda. E bëri me (për) vete (pas vetes) dikë e tërhoqi dikë, e bëri që ta dojë, i fitoi zemrën; e bëri që të veprojë sipas qëllimeve a interesave të tij. Bie në vete (në mendje) shih te BIE I. U çel ndër vete shih te ÇELEM. S'e deshi veten (të gjallët) shih te DUA. Digjet ndër vete shih te DIGJEM. Gënjen veten mbahet me shpresa të kota, shpreson më kot. Grihet me vete shih te GRIHEM. E gjeti veten libr. e kuptoi, i përcaktoi mirë prirjet e veta; filloi t'i shfaqë në shkallën më të lartë aftësitë e veta. Nuk është në vete mendon, sillet a vepron në mënyrë jo normale, nuk e ka mendjen në vend, e ka humbur toruan; bën marrëzira. Nuk e jep veten shih te JAP. E ka me vete dikë a) është i sigurt se e përkrah a e ndjek, nuk e tradhton; b) e ka nën urdhër. Laj veten shih te LAJ
    5. E lëshoi veten shih te LËSHOJ. Marr mbi vete (mbi shpatulla, mbi supe) diçka shih te SHPATULL,~A. E mori veten shih te MARR. E mblodhi veten shih te MBLEDH. Mih (prashit) para vetes shikon punën e tij; nuk ndërhyn në punët e tjetrit. Për vete e bëri (e ka) thuhet kur dikush bën një veprim zakonisht jo të mirë, nga i cili në fund të fundit do të ketë pasoja ai vetë; ç'të bësh, gjen. Vetë me vete me vetveten. E vuri nën vete dikë a) e vuri nën kontrollin e vet a nën urdhrat e veta; b) e mundi, e mposhti, e bëri që t'i bindet a t’i nënshtrohet; c) ia kaloi në diçka, u bë më i zoti. Erdhi në vete ( ndër mend) a) fitoi vetëdijen pas të fikëtit, u përmend; filloi ta ndiejë veten të qetë,( u qetësua pas një shqetësimi të madh, pas një fatkeqësie etj.); b) erdhi në rrugë të mbarë, bëri kthesë për mirë, i ra mendjes pas, i vuri gishtin kokës. Vrafsh veten! shih te VRAS. E zbuloi veten shih te ZBULOJ. Nuk i bën hije (as) vetes shih te HIJ/E, ~A. I bën qejfin vetes keq. shih te BËJ. U bë zot i vetes shih te ZOT,~I II. I digjet rrogozi (hasra) nën vete shih te RROGOZ, ~I. Ha veten me dhëmbë shih te DHËMB,~I. Ha veten nën lëkurë shih te LËKUR/Ë,~A. I ka hyrë vetja në qejf, i pëlqen vetvetja, i vlerëson tepër lart aftësitë e cilësitë e veta, i është rritur mendja, mbahet më të madh. S'e ka në dorë veten shih te DORË,~A
    6. Ka (është) kokë më vete bën siç mendon vetë, nuk i pyet të tjerët, mendon e vepron sipas kokës së vet, s'do t'ia dijë për askënd; është kokëkrisur. Paç veten më qafë! shih te QAF/Ë,~A. E mori pajë me vete shih te PAJ/Ë, ~ A I. Nuk mban pluhur mbi vete shih te PLUHUR,~I. E mbante qefinin me vete shih te QEFIN,~I. I tërheq (i heq) kërraba nga vetja keq. shih te KËRRAB/Ë, ~A. Shati tërheq nga vetja fj.u. keq. shih te SHAT,~I. Ta shkon (ta çon, ta lëshon, ta fut, ta kalon) ujët (ujin) nën vete (nën rrogoz, nën hasër) shih te RROGOZ,~I. E vuri punën nën vete e vuri punën përpara, eci përpara, përparoi. E vë veten në lëkurën e dikujt shih te LËKUR/Ë,~A. I vjen të hajë veten dikujt a) është në një gjendje shumë të vështirë, po nuk di nga t'ia mbajë, nuk gjen dot rrugëdalje; b) ka bërë një veprim të gabuar pa e kuptuar këtë në kohën e duhur dhe është penduar thellë më vonë, po nuk ka asnjë mundësi për ta ndrequr punën. Preje për vete e vishma mua! shih te PRES I.